Mijëra vetë protestuan në qytetet e mëdha gjermane kundër kufizimeve të jetës publike. Në disa vende, pati pjesëmarrje edhe më të madhe nga sa pritej.
Në Stuttgart, menjëherë pas fillimit të tubimit, u arrit numri i aprovuar prej 5000 pjesëmarrësish. Edhe në Mynih, shumë më tepër njerëz se numri i lejuar prej 1 000 personave, donin të shkonin në Theresienwiese, ku zhvillohet çdo vit festa e famshme e birrës (Oktoberfest).
Por policia e kishte bllokuar territorin, prandaj edhe njerëzit në fillim u radhitën rreth e përqark zonës së protestës, derisa i shpërndau policia. Protestuesit ishin në përgjithësi paqësorë dhe iu përmbajtën kushtit të vënë nga Bashkia e Mynihut për të ruajtur distancën prej 1,5 metrash.
Një nga akuzat e protestuesve ndaj qeverisë është shkelja e e të drejtave kryesore të garantuara me Ligjin Themeltar, i cili sipas disa protestuesve, është varrosur. Tubime u zhvilluan edhe në qytete të tjera gjermane, si Berlin, Shtutgard, Nuremberg, Leipzig, Bremen dhe Frankfurt.
Në banderola shiheshin mbishkrime si ?Dinjiteti i njeriut është e mira më e madhe, jo shëndeti i tij?, ?Maskat nuk ndihmojnë kundër gënjeshtrave? ose ?Stop vaksinimit?. Në disa vende pati edhe kundër-demonstrata, ku njerëzit thërrisnin se: ?Nuk ka të drejtë për propagandë naziste?. Ndërsa në Hamburg qindra vetë protestuan kundër ?rregullave të higjienës? dhe ?vaksinimit me detyrim?, edhe pse vaksina kundër COVID-19 nuk ekziston ende.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Germany#Proteste#TopChannel